Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve sot për protestën që do të mbahet nesër para parlamentit.
Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale me moton “Revolucioni na fton”, u bën thirrje qytetarëve që të mblidhen në 17.00, të gjithë para parlamentit.
“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit! #sb” shkruan Berisha në postimin e tij.
Kujtojmë që ditën e djeshme Sali Berisha mbajti një protestë, e cila zgjati për dy orë e ku kishte disa thirrje lidhje me skandalin e McGonigal, ku rahës iu kërkua të japë dorëheqje, protetsë e cila do të vijojë edhe nesër.
Discussion about this post