Tashmë kanë kaluar thuajse katër vite që kur Covid shpërtheu në mbarë botën. Por teksa mendonim se COVID-19 është zhdukur nga qarkullimi, OBSH ka njoftuar se një një variant të ri po qarkullon nëpër botë.
Varianti tashmë njihet me emrin “Eris” dhe lidhet me nënvariantin Omicron. Për shkak të valës së nxehtë që ka kapluar botën, ekziston probabiliteti qe të ketë një rritje të konsiderueshme të numrit të të infekstuarve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se “Eris” nuk është shumë i rrezikshëm dhe madje nuk ka indice që shkakton sëmundje më të rënda se variantet e tjera.
‘Eris’ konsiderohet një degëzim i variantit Omicron të Covid dhe u pa ajo për herë të parë në shkurt të këtij viti. Vlen të theksohet se rreziku i sëmundjesmbetet më i lartë për persona të moshuar dhe për ata që kanë probleme të tjera shëndetësore.
Discussion about this post