Këtë të hënë, më 14 gusht do të mbahet një protestë në mbështetje të Fredi Belerit. Ky i fundit ndodhet pas hekurave që para zgjedhjeve të 14 Majit, nën akuzë për blerje votash.
Protesta ka për qëllim lirimin e tij nga burgu mënyrë që kryebashkiakut të zgjedhur i Himarës të betohet dhe të marrë detyrën. Protesta organizohet me iniciativën e kryetarit të bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe organizatës “Omonoia”. Ata kanë bërë me dije se do të mblidhen në orën 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit.
Sipas mediave greke, kryebashkiaku i Athinës do të jetë i pranishëm në aktivitet, madje ka zëra që thonë se edhe Berisha do t’i bashkohet protestës.
“Ne qëndrojmë përkrah kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Demokracia nuk burgoset!”, është shprehur më parë Bakojanis për demokratin Beleri.
Discussion about this post