Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ka folur lidhur me rritjen e pagave për administratën publike.
Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj tha se paga mesatare do të shkojë në 900 euro përmes dy hapabe, njëra prej të cilave ka filluar që në prill pritet që rritja tjetër të bëhet në prill të vitit 2024. Ndërkohë, sipas ministes sa i përket pagës minimale deri në fund të mandatit të tyre do të shkojë në 45 mijë lekë të reja.
Ibrahimaj në fjalën e saj është shprehur se kjo ishte një ndër reformat më të rëndësishme që është ndërmarrë nga qeveria me qëllim që niveli i pagave të jetë mbi disa vendeve të rajonit dhe me një krahasim me disa nga vendet e Bashkimit Europian.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ekonomik për integrimin në BE. Po bëjmë realitet një rritje pagash që më parë ishte e paimagjinueshme,. Paga do të shkojë në 900 euro përmes dy hapave, ka nisur hapi i parë në prill dhe pritet që rritja tjetër të bëhet në prill të vitit 2024. Gjithashtu është rritur paga minimale që deri në fund të mandatit tonë pritet që të shkojë në 45 mijë lekë.
Një vendim i tillë do të sigurojë më shumë të ardhura për qytetarët, ky vendim është një vendim që është marrë pas studimit të nivelit që kishim me vendet e rajonit, dhe me rritjen e bërë është bërë krahasimi me disa vende të BE-së. Me përcaktimin e pagës së presidentit si pagën më të lartë janë lidhur disa funksione dhe duke e shkëputur nga administrata ligjore”, ka thënë ajo.
Discussion about this post