Rusia ka bombarduar gjatë natës disa qytete të Ukrainës duke u marrë jetën dhe disa personave.
“CNN” shkruan se të paktën shtatë persona, përfshirë një foshnjë të porsalindur, në rajonin jugor të Khersonit kanë humbur jetën. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u zotua se do të përgjigjet me “hakmarrje” ndaj sulmeve ruse.
“Kudo që luftëtarët tanë hakmerren kundër terrorit të okupatorit. Nuk ka asnjë ditë kur e keqja ruse të mos marrë hakmarrjen tonë plotësisht të drejtë,” tha Zelensky në një postim.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës po ashtu herët në mëngjes njoftuan se tre punonjës të supermarketeve në Odesa gjatë natës. Po ashtu në njooftim thuhet se tetë raketat Kalibr të lëshuara nga deti dhe 15 dronët e lëshuar nga forcat ruse u zmbrapsën nga Ukraina.
Discussion about this post