Ministri i brendshëm Taulant Balla, ka deklaruar se ka nisur zbatimi i planit kombëtar “Safe stay in Albania” për të siguruar një sezon të qetë turistik.Ai ka bërë me dije se këtë vit pritet që Shqipëria të vizitohet nga 30-40 përqidnd më shumë turistë krahasuar me 2023.
Balla u shpreh se vendi ynë është kampion i turizmit në rajon, duke përfshirë këtu edhe fushën e sigurisë
“Kemi hyrë na fazën intensive të sezonit turistik veror. Përveç mbërritjen në Rinas apo pikat kufitare, edhe në rrugë tregohet një prezencë e turistë të cilët hyjnë në territor kryesisht me makinat e tyre. Presim një rritje 30-40 përqind të turistëve më shumë se në 2023.
MB ka nisur zbatimin e planit kombëtar “Safe stay in Albania” për të siguruar një sezon të qetë. Në aksion parashikohet të marrin pjesë 1635 punonjës policie. Cilësia e rrugëve sidomos vitet e fundit ka një ndryshim të madh për mirë.
Shqipëria kampione e turizmit në rajon, edhe në fushën e sigurisë”, tha Balla.
Discussion about this post