Në Gjykaten Kushtetuese ditën e sotme do të mbahet seanca e parë për Parkun e Butrintit.
36 deputetë të opozitë kanë bërë padi, ku shprehen kundër dhënies me koncesion të kësaj trashëgimie kulturore.
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka folur për media ku tha se bëhet fjalë për 13 shkelje dhe se pret të dëgjojë argumetet që ka ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Sot është seanca e parë publike.Seanca e parë për kërkesën që kemi bërë ne, me kërkeë të 36 deputetëve.
Uroj që të jetë prezente Margariti dhe anëtarët e tjerë të komisionit. Uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe argumentat e tyre, dua t’ju vej në dijeni se janë 13 shkelje të Kushtetutës, të Konventës së Parisit që janë shkelur në këtë koncension. Kemi besimin e GJK do të qëndrojnë në lartësinë, për të mbrojtur identitetin kombëtar, që të mos e përfshijë ngjarjen politike” tha Zhupa.
Kujtojmë që në maj të vitit 2022, mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF.
Marrëveshja parashikon se Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.
Discussion about this post