Një 52-vjeçar i dënuar në burgun e Fierit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, i dënuari ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë është nisiur me urgjencë në spital.
Rrugës për në spital 52-vjeçari ka ndërruar jetë. Dyshohet qe shkak i vdekjes ka qene infarkti. Ka qenë shoku i dhomës që ka parë se 52-vjeçari nuk ishtë mirë dhe ka njoftuar policët e burgut.
Nuk dihet ende emri i të dënuarit që ka humbur jetën, ndërsa autopsia do të zbardhë dhe shkakun e vdekjes.
Discussion about this post