Policia spanjolle ka shkatëruar një bandë shqiptare të dedikuar për për kultivimin e marijuanës. Pjesë e grupit ishin 9 shtetas me kombësi shqiptare, greke dhe italiane.
Ndërsa drejtuesë ishin dy shqiptarë, xhaxhai me nipin e tij. Nën komandën e tyre, ishin pesë burra të ngarkuar për mbikëqyrjen dhe kujdesin e plantacioneve, duke garantuar gjithashtu sigurinë kundër grabitjeve të mundshme nga bandat e tjera. Dy persona të tjerë merreshin me transportimin e marijuanës.
Hetimet nisën në dhjetor të vitit të kaluar, kur Garda Civile mori informacion për praninë e një organizate kriminale me origjinë shqiptare të dedikuar për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në provincën e Alicante.
Pas hetimeve, policia arriti të identifikojnë anëtarët e grupit kriminal dhe të zbardhin rolet dhe funksionet e tyre.
Gjatë katër kontrolleve të njëkohshme që u kryen në Alicante, Altea dhe Castalla, organizata kriminale u çmontua. Në pranga mbetën 9 persona të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Gjithashtu janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1592 bimë marihuanë, 1005 euro para cash, material për kultivim dhe 2 mjete motorike.
Në banesa, kriminelët për t’i bërë plantacionet më efikase dhe fitimprurëse kishin bërë lidhje klandestine në rrjetin elektrik, duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 196.782 euro kompanive të energjisë elektrike.
Në momentin e arrestimit, njëri prej drejtuesve tentoi të ikte nga një ballkon, por më në fund u ndalua nga agjentët në tarracën e një shtëpie aty pranë.
Discussion about this post