Policia ka ndarë detaje në lidhje me një aksident i ndodhur pak orë më parë, ku mbetën të plagosur disa persona.
Një nga të aksidentuarit, konkretisht Alfred Hunda nga Libohova është gjetur në në makinën e aksidentuar në Gjirokastër-Kakavijë.
Mirëpo, disa ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest shtëpie” për të, për veprën penale të trafikut dhe mbjelljes së lëndëve narkotike.
Policia e Gjirokastrës sapo ka identifikuar Hundën, e ka arrestuar menjëherë për shkelje të urdhërit të masës së arrestit.
Njoftimi:
U përfshi në një aksident rrugor dhe nga verifikimet rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për krime në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë bëjnë arrestimin e 55-vjeçarit.
Rreth orës 20:26, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti me drejtues shtetasin T. H., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Z., 40 vjeç.
Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit F. H., 55 vjeç dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.
Nga verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale të kryera për këtë aksident, ka rezultuar se pasagjeri, shtetasi F. H. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë shkak, u bënë veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.
Discussion about this post