Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke i kaluar asetet e këtij institucioni nën Akademinë e Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi.
Sipas projektvendimit, që pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama, të gjithë institutet në varësi të Akademisë së Studimeve Albanologjike do të shkrihen dhe do t’i bashkangjiten Akademisë së Shkencave e cila merr po ashtu të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike do të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.
Anëtarët e senatit të këtij institucioni kanë njoftuar një konferencë për shtyp në orën 12:00 lidhur me këtë projektvendim që sipas tyre ka krijuar një situatë të pazakontë që po çon në shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.


Discussion about this post