Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Himarës pasi shpërndanin doza kokaine. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se dy shtetasit me ininciale A.Rr 26 vjeç dhe N.V, 34 vjeç, të dy banues në Borsh shpërndanin doza kokaine, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, efektivët e policisë gjetën dfhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, së bashku me një shumë parash dhe dy celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për A.Rr dhe N.V.
Shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, gati për shitje, një shumë parash dhe 2 celularë.
Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, banues të dy në Borsh, Himarë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post