Katër makina janë bërë shkrumb e hi orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Fier.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit rreth mëngjesit të sotëm, ku pas një zjarri në zonë, katër makina kanë marrë flakë. Mësohet se flakët kanë rrezikuar dhe banesat përreth.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se pasojë e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, zjarrëfikësit kanë mundur të vijnë në kohë dhe të shuajnë flakët.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të siguruar pamjet nga kamerat për të hedhur dritë mbi origjinën e zjarrit.
Discussion about this post