Një 19-vjeçar është shpëtuar në Vlorë pasditen e kësaj të premte pasi ra nga shkëmbi në det.
Mësohet se Policia Kufitare e Dhërmiut, të pajisura me dy mjete lundruese dhe me asistim nga toka, kanë shpëtuar një 19-vjeçar pas njoftimit se ai kishte rënë nga një shkëmb i zonës së quajtur “Shpella e Piratëve” në Dhërmi të Vlorës.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë nga efektivët, 19-vjeçari u nxorr nga një terren i vështirë me shkëmbinj dhe gurë. Ai mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje e më pas u transportua për në spital. I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Dhërmi
Ra nga lartësia e një shkëmbi të vendit të quajtur “Shpella e Piratëve”, mbi gurë dhe mbi shkëmbinj të tjerë, shërbimet e SPK Dhërmi shpëtojnë 19-vjeçarin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas 19 vjeç, kishte rënë nga një shkëmb i zonës së quajtur “Shpella e Piratëve”, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, me njësi nga toka dhe nga deti, të pajisura me 2 mjete lundruese dhe të asistuara nga shërbime mjekësore, kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar, me qëllim ofrimin e ndihmës për 19-vjeçarin.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të specializuara, 19-vjeçari u nxorr nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë. Këtij shtetasi iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.
Discussion about this post