Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar vetëm pak orë para protestës së thirrur nga opozita.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha e ka cilësuar protestën që do të mbahet sot në Tiranë si një “revolucion demokratik” dhe ka shprehur besimin e plotë për një mbështetje të gjërë nga qytetarët.
Ai shkruan se Shqipëria po marshon drejt Tiranës.
“Shqipëria po marshon drejt Tiranës!
Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”, shkruan Berisha.
Ndërkohë, që prej pasdites së djeshmet punimet vijojnë për blindimin e Kryeministrisë dhe Kuvendit, për shkak të protestës së thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.
Mbi 1500 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë në terren, ndërkohë rrugët të cilat do të jenë të bllokuara për qarkullimin e automjeteve janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Discussion about this post