Numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë sa vjen e rritet. Vetëm gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15 %, krahasuar me qershor 2022.
Ndërkohë që për 6-mujorin e parë të këtij viti arriti 3.396.932.
Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas
Vihet re se në Qershor 2023, krahasuar me Qershor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur ata që vizitojnë Shqipërinë për pushime, trajtime shëndetësore apo udhëtarë tranzit, pro dhe vizitë tek të afërmit apo vizita për qëllime fetare.

Discussion about this post