Instat ka publikuar të dhënat për mjetet rrugore që përdoren në Shqipëri, duke përfshirë llojin e tyre, karakteristikat teknike, vitin e prodhimit, lëndën djegëse dhe llojin e kambios.
Në vitin 2022, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 796.438 mjete, nga 740.669 mjete të regjistruara deri në vitin 2021, duke u rritur me 7,5 %, thotë Instituti i Statistikave, përcjell neësbomb.al.
Mjete rrugore sipas llojit
Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,3 %), “Automjetet për për transport të përzier ” (6,5 %) dhe “Motor” (5,4 %), (Tab.1). Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë.
Gjatë vitit 2022, numri i autoveturave është rritur me 7,8 %, automjetet për përdorim të veçantë me 7,9 % dhe automjetet për transport të veçantë janë rritur me 6,9 % krahasuar me vitin 2021.

Mjetet rrugore sipas qarqeve
Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë në qarkun Durrës është 301, i ndjekur nga qarku Lezhë me 287 autovetura për 1.000 banorë. Qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është qarku Korçë me 165 autovetura për 1.000 banorë.

Mjetet rrugore sipas kambios
Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe (60,8 %) të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2022.

Mjetet rrugore sipas vitit të prodhimit
Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2022, me vit prodhimi 2011-2022 është rritur me 27,1 %, grupi 2000-2010 është rritur me 7,7 % ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 0,8 %.

Në nivel më të detajuar, në vitin 2022, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 51,1 % të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”.

Mjete rrugore sipas markës
Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” (18,2 %), e ndjekur nga “Volkswagen” (18,0 %) dhe “Daimler Chrysler” (10,5 %).
Në vitin 2022, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2022. Marka “Volksëagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.


Mjete rrugore sipas lëndës djegëse
Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë në vitin 2022 përdorin lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73,7 % nga 73,6 % në vitin 2021, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16,7 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 17,3 % që ky grup zinte deri në vitin 2021. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Naftë” në vitin 2022, është rritur me 7,8 % në krahasim me vitin 2021. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” është rritur me 4,5 % krahasuar me vitin 2021.
Numri i autobusëve të regjistruar në vitin 2022, që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” është rritur me 4,2 % krahasuar me vitin 2021.


Autovetura sipas vëllimit të motorik
Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2022 sipas vëllimit motorik >3000 cc është rritur me 10,4 %, numri i autoveturave me vëllim motorik <=2000 cc është rritur me 7,9 % dhe me vëllim motorrik 2001-3000 cc është rritur me 7,4 % krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.

Vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Naftë” është 1400 cc-1999 cc duke zënë 53,6 % gjithsej me lëndë djegëse naftë. Vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Benzinë”, është nën 1399 cc duke zënë 60,7 % të autoveturave gjithsej me lëndë djegëse benzinë.

Discussion about this post