Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një shqiptar ka vrarë me sopatë fqinjen e tij, një kryeinfermiere 63-vjeçare tË dalë në pension.
Ngjarja ka ndodhur në via Fontani në Noriglio, i cili është një fshat i Rovereto në Trentino. Mësohet se 48-vjeçari Shehi Zhyba me origjinë shqiptare, është vetëdorëzuar në komisariat pasi vrau kryeinfermieren në pension në spitalin Rovereto, 68-vjeçaren Mara Fait.
Pas marrjes në pyetje të 48-vjeçarit, ka rezultuar se sherri ndodhi për shkak të pronësisë. Shqiptari e vrau Mara Fait në derën e shtëpisë, në sy të nënës dhe djalit të saj 30-vjeçar. Ata thanë se shqiptari e kreu krimin dhe më pas e hodhi sopatën në shkurrë e më pas iku në komisariat.
Mediet italiane shkruajnë se Mara Fait dhe Shehi Zhyba, i cili ishte një punëtor ndërtimi në Itali, kishin prej kohësh një mosmarrëveshje për çështjet e bashkëpronësisë. Arma e krimit u sekuetrua nga autoritetet ndërsa Zhyba u dërgua në burgun e Spini di Gardolo në veri të Trentos, ai akuzohet për vrasje me paramendim.
Discussion about this post