Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se është kreu i një bande të trafikut të drogës.
Mediet italiane shkruajnë se gjatë operacionit janë sekuestruar tre kilogramë kokainë e pastër, hashash dhe një pistoletë.
Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur besohet se ishte kreu i një rrjeti trafikantësh kokaine dhe hashashi, të vendosur në brendësi të provincës së Ankonës.
Gjithashtu karabinierët gjetën gjatë kontrolleve edhe një pistoletë pa leje, me karikator të mbushur me 14 fishekë dhe droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e makinës.
Sipas hetimeve, shqiptari i arrestuar shtirej si një tregtar makinash të përdorura, metodë kjo e përdorur si kamuflazh nga ana e tij.
Discussion about this post