Këtë të enjte në orën 10.00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare, ku edhe këtë herë kryefjalë do jetë skandali te Onkologjiku, ku mjekët bënin pazare me pacientët me kancer.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu do japë llogari para deputetëve të opozitës. Në rend dite janë dy interpelanca me Koçiun, një e kërkuar nga deputetët e opozitës, ndërsa një tjetër nga deputeti Arbi Agalliu që përfaqëson grupin e Bashës.
Po ashtu në rend dite janë dhe një sërë projektligjesh që do të diskutohen dhe më pas do të kalojnë për votim.
Po ashtu, në Kuvend do mbahet edhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri.
Nëse edhe këtë herë nuk do të ketë një dakordësi mes opozitës dhe mazhoranës, pasi duhen 84 vota për të miratuar vakancat, atëherë votimi do të shtyhet për një raund të tretë.
Galeria fotografike (
1/2
)
Discussion about this post