Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, pasi kohët e fundit qarkullon një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit dhe për pasojë të dëmtuar kanë mbetur disa persona dëmtuar deri më sot.
Sipas kreut të shtetit, disa nga këto mashtues kanë përfunduar para autoriteteve përkatëse. Rama u bën apel qytetarëve të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit nëse marrin mesazhe në emrin e personave publikë.
“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale,” shkruan Rama në reagim.
Discussion about this post