Ditën e sotme pritet që të zhvillojë mbledhjen e parë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Ky komision do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Në fokus të punës, komisioni do ketë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Si anëtar do të jetë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë në tryezën politike një vit më parë, kur u bënë ndryshimet në kod.
Diskutime pritet që të ketë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por edhe për boshllëkun e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar herësin që u vendos në zgjedhjet e kaluara.
TV6+1VLORA
Discussion about this post