Sot do të zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2023, që do të jetë ai i lëndës me zgjedhje.
Janë mbi 30 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit. Provimi i cili nis në orën 10.00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Të gjitha sallat ku do të zhvillohen provimet e maturës do të jenë të monitoruara nga kamerat për të eliminuar kopjimin në provime.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, mund të rijapin provimin në shtator.
Për herë të parë do të ketë edhe një test të veçantë për fëmijët me aftësi ndryshe. Një tjetër mundësi që kanë maturantët është se ata mund të bëjnë ankim për notën dhe testi i tyre të rivlerësohet.
Ky është provimi i fundit i maturantëve, ndërsa ditën e djeshme dolën dhe notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.
Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. 444 nxënës nga i gjithë vendi janë mbetës ndërsa vetëm 15 nxënës janë vlerësuar me notën 10.
Discussion about this post