Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi për të zhvilluar seancë plenare, ku do të votohen disa projektligje.
Në rend dite është parashikuar gjithashtu edhe raportimi vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit si dhe ILD.
Po ashtu do kalohet për votim dekreti i presidentit Begaj që shkarko nga detyra Bledi Çuçin dhe emëron si ministër të Brendshëm Taulant Ballën, porpozime të bëra nga kryeministri Edi Rama.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.7.2023.
- Njoftime.
- Raporti i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022.
- Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022.
- Raporti i veprimtarisë së Institutit të Statistikave INSTAT për vitin 2022.
- Raporti i veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022.
- Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2022.
- Projekligj “Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pa kthyera”
- Projekligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, lidhur me një hua koncesionale për programin “përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019”
- Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 113, datë 10.7.2023 “Për shkarkim ministri”.
- Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 114, datë 10.7.2023 “Për emërim ministri”.
- Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Discussion about this post