Prokuroria e Posaçme njofton nënshkrimin e një marrëveshje mes drejtuesit Altin Dumani dhe Laura Codruța Kövesi, shefe e zyrës së Prokurorit Publik Evropian. Marrëveshja është firmosur këtë të enjte dhe synon nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë.
Dumani dhe Kövesi diskutuan gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme
“Në datën 29 Qershor, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani nënshkroi një Marrëveshje Pune me Drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, znj. Laura Codruța Kövesi. Marrëveshja konsiston në vendosjen e urave të bashkëpunimit në hetimin financiar për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publik.
Përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike”, njofton SPAK.
Discussion about this post