Studentët e Mjekësisë janë ngritur sërish sot në protestë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi, pas deklaratës së kësaj të fundit, e cila më herët ka thënë se ligji për punën e detyrueshme, do të miratohet dhe për këtë ata nuk do të pyeten.
Ata paralajmëruan se nëse qeveria nuk tërhiqet për këtë projektligj, do të bojkotojnë vitin akademik. Studentët i kanë bërë thirrje qeverisë që të japë një zgjidhje për ta dhe jo internim.
“Kemi nja një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen.
Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, ku të dorëzohet që këta studentë do të bojkotojnë vitin akademik. Anuloni ligjin, zero kompromis!Ne parlamentin kryesor e kemi këtu! (Për studentët e mjekësisë). Parlamenti i Shqipërisë është gjobëvënie.”, tha një prej studenteve që po prortestonte.
Discussion about this post