Studio arkitekturore japoneze “Kengo Kuma & Associates” është shpallur fituese me projektin e saj për ndërtimin e qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit, në Sarandë.
Duke qenë se dorëzimet e projekteve ishin anonime, emri i ekipit fitues nuk iu bë i ditur jurisë deri në marrje të vendimit.
Studioja fituese u përzgjodh për qasjen unike arkitekturore në krijimin jo thjesht të një objekti, por të një porte hyrëse në pasurinë e Butrintit, me një pamje të mrekullueshme dhe krijimin e një hapësire publike takimi për komunitetin lokal dhe turistët.




I shpallur nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, konkursi ndërkombëtar i qendrës së vizitorëve u mbështet financiarisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe u organizua nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës nga kompania britanike Malcolm Reading Consultants.
Discussion about this post