Moti i keq ka goditur sot pasdite një pjesë të madhe të Serbisë. Moti i keq shoqëruar me stuhi ka prekur rrethin Zlatibor, Kopaonik, Moravicë, Rashki dhe Rasinski
Këto qytete u prekën nga reshje të dendura shiu, ndërsa më pas nga breshëri që ishte më i madhi ndër vite.
Breshëri në përmasa të mëdha ka shkaktuar shumë dëme në të mbjellat, sidomos për ata që merren me prodhimin e mjedrës që janë në mes të vjeljes.
Mediat serbe raportojnë se si pasojë e kësaj stuhie 3 persona kanë humbur jetën. Një burrë u godit nga rryma gjatë një stuhie në Bačka Palanka. Një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad. Dhe një grua vdiq pasi rrufeja goditi një pemë, ku ajo ndodhej pranë.
Discussion about this post