Pas sulmit ndaj policisë në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv e mbetën të lënduar dy të tjerë, është mbyllur pika kufitare E Bërnjak për hyrje nga Serbia.
Lajmin e ka bërë me dije Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufita, pak orë mas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës.
Kujtojmë që persona të maskuar dhe armatosur në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë ishin vendosur dy mjete të rënda kamion duke bllokuar kështu hyrjen në fshat.
Policia menjëherë është nisur drejt vendit ku ishte bllokuar rruga, ku janë hasur me sulmin me armë zjarri dhe granata dore. Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët ka humbur jetën, Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar dy të tjerë.
Discussion about this post