Bujar Osmani: Nëse vërtetohet përshirja e shtetit serb, konsiderojmë pjesëmarrjen në nismë
Një qëndrim i fortë vjen nga Maqedonia e Veriut për ngjarjet në veri të Kosovës. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, tha se nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit do të rishqyrtojnë pjesëmarrjen në iniciativën “Ballkani i Hapur”.
“Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 Shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi”.
Kjo deklaratë e Osmanit vjen pas dënimit që Presidenti Pendarovski i bëri ngjarjes së ndodhur më 24 Shtator në veri të Kosovës ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku. Ai ka shprehur edhe më herët qëndrime pro Kosovës nëse ‘Open Balkan’ do ta dëmtonte atë.
Discussion about this post