Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e hënë nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA në vendin tonë.
Në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Rama thotë se Shqipëria, si partner i besueshëm luan një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.
“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partner të NATO-s.
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon #Defender2023”, shkruan Rama krahas videos që ka shpërndarë në Facebook.
Discussion about this post