VLORË– Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë (26 qershor) në lagjen Pavarësia në Vlorë. 33-vjeçari Tonin Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve sapo ka dalë nga banesa e tij. Autori ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.
Burime paraprake bëjnë me dije se T.R është transportuar në spitalin e Vlorës dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ende mbetet i paqartë motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë edhe autori është i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Discussion about this post