Një grup deputetësh të Partisë Demoktratike, mes tyre dhe Sali Berisha, të përjashtuar për dhjetë ditë nga seancat plenare, kërkojnë që të futen në Kuvend për të ndjekur punimet por garda nuk i ka lejuar.
Ata thonë se përjashtimi i tyre është i paligjshëm, si dhe kërkojnë që Kuvendi të pezullojë vendimin e përjashtimit. Deputetët kërkojnë që të jenë të pranishëm në Kuvend derisa të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
Ndërkohë rreth një mijë forca policie janë angazhuar në terren, përreth Kuvendit për mbarëvajtjen e protestës së PD-së.
Discussion about this post