Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Me anë deklarate ai i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai shprehet se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e djeshme kundër@NATO drejtoi paqeruajtësit e Forcave të Kosovës (KFOR) dhe u kërkon të dyja palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet dhe të riangazhohen për bisedimet e normalizimit të udhëhequra nga BE” shkruan Blinken në Tëitter.
“Kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative, jashtë ndërtesave komunale, dhe t’i tërheqin forcat policore prej atje.
Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sulmin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, tha Blinken në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.
Discussion about this post