Preestigjozia britanike vlerëson peisazhin natyror, artikulli është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama
Thesaret natyrore të Shqipërisë vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave të huaja. Këtë herë është prestigjozja britanike “The Guardian” që ka listuar 9 burimet termale më të bukura natyrore në botë. Në këtë listë janë përfshirë edhe Banjat Termale të Bënjës në jug të vendit të cilat konsiderohen një perlë e vërtetë.
Për të gjithë ata që duan të vizitojnë ujërat termale të Bënjës, duhet të kenë parasysh se ato ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit.
Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një ndër lumenjt e fundit të egër në Europë. Turistët e huaj do të kenë mundësinë të kalojnë ditën në këtë vend që nuk shërben vetëm për t’u argëtuar. Mediat britanike theksojnë se ujërat termale të banjave të Bënjës shërbejnë për kurimin e një sërë sëmundjesh.
Ujërat termale të Bënjës shoqërohen nga një peisazh i mrekullueshëm që përfshin një urë të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit. Artiullin e “The Guardian” e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama që thekson se ky shkrim është një ftesë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë ndjesinë relaksuese të ujërave termale të Bënjës.
Discussion about this post