Vendi rekomandohet edhe nga blogerë japonezë
“Shqipëria, çfarë surprize”. Me këtë titull e hap një reportazh të saj gazeta “The Tribune” një nga më të mëdhatë në Indi, e cila i ka kushtuar një hapësirë të veçantë turizmit shqiptar.
Gazetari i saj thotë se për Shqipërinë kishte dëgjuar vetëm nga filmat e Holliëood-it që e etiketonin si një vend të vogël e të errët, postdiktatorial të famshëm vetëm për rrjete mafioze.
Ai thotë se ishin këto klishe që i ndezën kureshtjen duke vendosur të zhvillojë një udhëtim nga Abu Dabi në muajin maj.
“I vendosur në Evropën kontinentale, vendi është malor, me një bregdet të gjatë dhe piktores. Mund të mbulohet gjerësisht në rreth një javë. Dhomat dhe makina me qira janë të lira dhe Shqipëria ka një reputacion për të ofruar ushqim dhe verë të shkëlqyer”, citohet në shkrim.
Më tej nënvizohet se vendi ka hapur kufijtë e saj për turistët nga të gjitha anët. Aktiviteti më i madh turistik shkon nga Tiranë dhe drejt jugut të vendit ndaj gazetari Bijo Mathew Philip ka vendosur të vizitojë së pari veriun.
Ai mrekullohet nga Shkodra dhe më pas Razma ku ai sugjeron ecjet në malet e larta të Thethit. Komplimentet shkojnë edhe për ushqimin tradicional, mishin, perimet dhe byrekun. Për të mos harruar se një darkë me 3 pjata nuk kushton më shumë se 15 Dollarë për person.
Shkrimi nuk i kursen elozhet edhe për bregdetin e jugut ku veçohet Vlora, Saranda e Ksamili. Por jehona e turizmit shqiptar ka shkuar deri në Japoninë e largët.
Ky çift blogerësh japonezë janë udhëtuar në disa nga qytetet shqiptare duke rekomanduar Tiranën dhe Beratin si vende që duhen vizituar.
Discussion about this post