Mjeku Edmond Gashi po procedohet në gjendje të lirë pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës.
Burime për mediat bëjnë me dije se policia kishte marrë informacioneve në rrugë operative për veprimin e kryer dhe se se ndodhej në një lokal në fshatin Kus, në Kashar. Pasi policia mbërriti në ambientet e lokalit, mjeku nuk u gjet aty, por në banesën e tij në rrugën “Gelopsi”, në kryeqytet.
Mirëpo, pas këqyrjes së kamera të sigurisë së lokalit doli në pah se mjeku Gashi kishte qenë në ato ambiente. Po ashtu uniformat blu, përmes një njoftimi zyrtar konfirmuan se mjeku thyer kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G,” njofton policia.
Mjeku Edmond Gashi dhe pjesa tjetër e stafit të Spitalit Onkologjik u njohën dje me masat shtrënguese të dhëna ndaj tyre nga Gjykata e Tiranës. Për personin në fjalë, u vlerësua i ligjshëm “Arresti në shtëpi” deri në përfundim të hetimeve.
Kjo masë sigurie parashikon që personi i akuzuar duhet të largohet nga shtëpia vetëm me kërkesë të Gjykatës së Tiranës dhe i shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, dhe anasjelltas dhe për kthim nga salla e gjyqit në shtëpi.
Mirëpo, mjeku Edmond Gashi u largua me vrap nga ambientet e gjykatës. Pamjet e kamerave të sigurisë, veç atyre të publikuara me herët nga mediat, janë bërë publike dhe tregojnë episodin.
Edmond Gashi qëndron për disa momente në hollin e Gjykatës së Tiranës, pasi kishte mbaruar gjyqi për masat e sigurisë, më pas atij i bashkohet dhe koordinatori që e përdorte për sekser, Emiljano Lela dhe të dy largohen me vrap.
Discussion about this post