Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Poloni këtë të hënë, ku pesë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga rrëzimi i një avioni Cessna 208 mbi një hangar.
Piloti i avionit dhe katër persona të strehuar në hangar nga moti i stuhishëm u vranë në aksident, tha zëdhënësja e zjarrfikësve.
Pesë persona të tjerë u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, tha ajo. Ngjarja ndodhi në qytetin e Chrcynno, i cili është rreth 45 në veriperëndim të kryeqytetit Varshavë.
Zjarrfikësit dhe ambulancat ajrore dërguan të plagosurit në spitalet lokale në zonën Nowy Dwor Mazowiecki. Ekipet e shpëtimit ende po kontrollonin hangarin për viktima të tjera, shkruajnë mediat.
Discussion about this post