Gjashtë persona u vranë të shtunën pasi një aeroplan i vogël që po udhëtonte nga Las Vegas u rrëzua pranë një aeroporti në Murrieta, Kaliforni.
Autoritetet gjetën avionin të përfshirë nga flakët në një fushë jashtë aeroportit French Valley. Gjashtë pasagjerët dhe anëtarët e bordit u shpallën të vdekur në vendngjarje, thanë zyrtarët.
Rrëzimi i aeroplanit Cessna C550, u raportua rreth orës 4:15 të mëngjesit me orën lokale. Përplasja dogji rreth një hektar bimësi përpara se zjarri të fikej rreth një ore më vonë.
Fluturimi ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas në orën 3:15 të mëngjesit, sipas Administratës Federale të Aviacionit, e cila po heton përplasjen me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit.
Kulla e vrojtimit tha se një shtresë mjegulle filloi të mbështillte zonën, duke shkaktuar shikueshmëri të ulët pak përpara se piloti të planifikonte uljen
Piloti u tha kontrollorëve të trafikut ajror se do të kryente një procedurë rrotullimi rreth aeroportit, e cila zakonisht ndodh kur një pilot nuk mund ta shohë pistën dhe përpiqet të ulet përsëri më vonë.
Kontrollorët e trafikut ajror miratuan procedurën që piloti të bënte një tjetër përpjekje për ulje.Aeroplani u rrëzua rreth 500 metra larg pistës së parashikuar për ulje. Aksidenti ndodhi vetëm disa ditë pas një tjetër rrëzimi avioni fatal në zonë.
Discussion about this post