Pothuajse 10 vite pas nisjes së hetimeve, drejtoria italiane e Antimafias ka rilëshuar urdhrin e arrestimit të 27 personave, mes tyre 6 shqiptarë të cilët akuzoheshin për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.Pothuajse 10 vite pas nisjes së hetimeve, drejtoria italiane e Antimafias ka rilëshuar urdhrin e arrestimit të 27 personave, mes tyre 6 shqiptarë të cilët akuzoheshin për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Gjykata e Kasacionit në Itali rrëzoi kërkesat dhe i cilësoi të papranueshme ankesat e shumicës 27 të pandehurve të cilët akuzohen si pjesë e një organizate kriminale që merrej prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, shkruajnë mediat italiane. Dënimet e shqiptuara për të arrestuarit variojnë nga minimumi 3 vjet deri në 16 vite si maksimum. Veprimtaria hetimore e nisur në vitin 2012 ka përfunduar në gusht të vitit 2013 ku 48 persona u përcaktuan si të dyshuar. Hetimi kishte çuar në goditjen e dy organizatave, njëra prej të cilave ishte e tipit mafioz dedikuar zhvatjes dhe trafikut të drogës dhe një tjetër italo-shqiptare e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga “Vendi i Shqiponjave”.Gjatë veprimtarisë hetimore janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat më pas është urdhëruar konfiskimi , konkretisht 1 vilë; Apartament; një shesh lojërash; dy llogari bankare; një përmbledhje biznesi e një sipërmarrjeje të vetme dhe 95% e një korporate.
Discussion about this post