Twitter ka kufizuar se sa postime mund të shikojë një përdorues në 24 orë. Sipas CEO Elon Musk, kjo është një përpjekje për të ulur nivelet e grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit.
Kufizimet të cilat u njoftuan këtë të premte nga Musk, filluan të kenë efekte ditën e shtunë, duke bërë që më shumë se 7,500 njerëz të raportojnë probleme duke përdorur shërbimin e mediave sociale.
Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, fillimisht tha se llogaritë e verifikuara do të kufizohen në leximin e 6,000 postimeve në ditë, ndërsa llogaritë e paverifikuara do të kufizohen në 600 postime në ditë.
Ai rriti më vonë kufizimin e përkohshëm të leximit në 10,000 postime në ditë për përdoruesit e verifikuar, 1,000 postime në ditë për të paverifikuar dhe 500 postime në ditë për përdoruesit e rinj të paverifikuar.
Elon Musk shkroi në një postim në Twitter të premten se të dhënat e kompanisë po vidhen nga Inteligjenca Artificiale.
Ai kishte shprehur më herët pakënaqësi me firmat e inteligjencës artificiale si OpenAI, pronari i ChatGPT, për përdorimin e të dhënave të Twitter për të trajnuar modelet e tyre të mëdha gjuhësore.
Discussion about this post