Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Mësohet se dy prej tyre janë djegur pjesërisht, ndërsa e treta plotësisht..
Zjarri rrezikonte që të përhapej edhe tek shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës, por forcat zjarrfikëse ndërhynë dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit tek mjetet e parkuara, ndërsa dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, njofton Policia.
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në një automjet dhe më pas është larguar. Pasi ka vendosur zjarrin dyshohet se është dëmtuar edhe vetë gjatë momentit kur është larguar.
‘Kam parkuar si çdo natë. Nuk kam dyshime fare nuk e di se pse më është bërë kjo gjë shpresoj që policia ta zbardhë!’- u shpreh një nga pronarët e makinave të djegura, Nerizan Hoxha.
Shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm. Ndërkohë raportohet dy mjetet e tjera janë në pronësi të Artan Hysit dhe Petref Koshenës.
‘Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volksëagen” që është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.
Discussion about this post