Vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, Ivanka Trump ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri. Ivanka ka mbërritur për pushime së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner. Ajo ka zgjedhur vendin tonë si destinacion pushimi këtë verë.
Prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri në një vizitë private teksa para një jave u pa duke drekuar në Sarandë së bashku me bashkëshortin dhe disa personazhe të tjerë. Ivanka duket se është magjepsur nga bukuritë që ofron natyra e vendit tonë teksa në llogarinë e saj në Instagram, ndan disa foto ku shkruan: E bukura Shqipëri.




Discussion about this post