Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar fotot e takimeve të senatorit Steve Daines, i cili është takuar dje me krerët më të lartë të shtetit; presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe shefen e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka.
Senatori nga Montana është takuar dhe me përfaqësues të opozitës. Bie në sy se ai nuk ka zgjedhur as Bardhin e Alibeajn, por as Sali Berishën. Kanë qenë deputetët Agron Shehaj e Jorida Tabaku që kanë biseduar me Daines, ndërkohë në sy bie dhe prania e Majlinda Bregut.
Më pas, senatori amerikan ka vizituar dhe Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë, e cila do të jetë një qendër operacionale e kontrolluar nga aleanca. Në këtë objekt, Steve Daines është shoqëruar nga shefin i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingji.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Senatori Daines shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vizituar qytetin historik të Beratit, i cili është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.
Discussion about this post