Një 22 vjeçar përplasi me motor një të mitur 11 vjeçe në qytetin e Vlorës. Ngjarja u shënua dje rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, informoi mbrëmjen e djeshme policia e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post