Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dalë përsëri kundër Uashingtonitm duke vendosur të injorojë sanksionet që SHBA i ka vendosur disa zyrtarëve të lartë serb.
Ata akuzohen se kanë dëmtuar marrëveshjen e paqes të vitit 1995, të një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë viktima. Vuçiç theksoi se këta zyrtarë janë mirëpritur në Serbi, pavarësisisht situatës.
“Për ne, ato sanksione nuk ekzistojnë dhe ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që vendosën ato sanksione kundër pjesëtarëve të kombit tonë. Për ne, ky është i vetmi vendim i mundshëm, i ndershëm por i vështirë, “ tha Vuçiç.
Të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës trepalëshe, kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç dhe dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Sërpska.
Sipas DASH, zyrtarët kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që dëmton unitetin e Bosnjës Hercegovinës.
Discussion about this post