Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet ditën e sotme ne nje takim informal me ministrat e Jashtëm të Bashkimei Europës dhe Ballkanit Perëndimor.
Takimi me ministrat zhvillohet në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Jashtme të BE-së, në Bruksel.
Bëhet me dije se në këtë takim do të diskutohet çështja e bashkëpunimit rajonal, integrimi dhe çështjet e sigurisë.
Përpos këtij takimi, Xhaçka do zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Discussion about this post