Mbi tre ton kokainë janë zbuluar duke pluskuar në oqeanin Paqësor nga një anije e ushtrisë së Zelandës së Re.
Autoritetet thonë se kokaina është hedhur në det nga një sindikatë e trafikut të drogës, ndërsa destinacioni përfundimtar besohet se ishte Australia.
Sasia e madhe e kokainës ishte mbështjellë me një rjetë të cilës i ishin lidhur 81 balona në mënyrë që të mos fundosej. Besohet se kjo skemë përdoret nga disa grupe trafikantësh, të cikët e hedhin drogën qëllimisht në det, për ta rikuperuar më pas në breg, duke shmangur kështu kontrollin në dogana.
E gjithë kokaina, rreth 3.5 ton, kap një vlerë prej 316 milionë dollarë dhe është një prej sasive më të mëdha të zbuluara në këtë territor.
Një zyrtar i policisë tha se sasia e kokainës do të mjaftonte për të furnizuar Australinë për 1 vit, dhe nëse do të ishte e destinuar për Zelandën e Re, do të duheshin 30 vjet për konsumin e plotë të saj.
Discussion about this post