Gjashtë të vdekur dhe 80 të plagosur është bilanci i një zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një qendër për të moshuarit në Milano, Itali. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë luftuar me flakët.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se në shtëpinë e të moshuarve në Milano është i pranishëm kryeprokurori i Milanos, Marcello Viola, si dhe prokurorja e gatshme Tiziana Siciliano.
“Po mundohemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ka një dosje, ka magjistratë që punojnë bashkë me policinë dhe zjarrfikëset, do të duhet kohë, është ende herët për një hipotezë krimi”, tha Viola. “Nuk ka elementë për të menduar për mashtrim” shtoi ai pas inspektimit.
Të pranishëm në qendër e të moshuarve në momentin kur shpërtheu zjarri ishin 167 persona. Alarmi është aktivizuar nga një person i shërbimit dhe kjo ka bërë të mundur reagimin në kohë dhe frenimin e përhapjes së flakëve.
Zjarrfikësit kanë punuar pa ndërprerje prej orësh, duke nisur nga ora 1.20 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaku i zjarrit është duke u hetuar.
Të gjithë pacientët e shtruar në spital raportuan simptoma të thithjes së tymit në një formë pak a shumë të rëndë, por asnjë pacient nuk u dogj. Dy pacientë janë shtruar me kodin e kuq, 14 me kodin e verdhë dhe 65 të tjerët me kodin jeshil. Ndërhyrja e ndihmës mjekësore është kryer me 15 autoambulanca, tre automjete mjekësore dhe dy mjete koordinimi.
© Pamje te marra nga media italiane AvvenireNEI
Discussion about this post