Raundi i parë i votimit për Presidentin e ri të vendit që ishte parashikuar të zhvillohej nesër, është “djegur” përfundimisht.
Kjo ka ardhur pasi asnjë kandidat nuk është regjistruar deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kur ishte edhe afati i fundit i përcaktuar nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se propozimet e Partisë Demokratike do t’i pranojnë vetëm nga Enkelejd Alibeaj dhe jo nga “Rithemelimi”, por këta të fundit në mblehdjen e Këshillit Kombëtar vendosën që të jetë Komisioni i Rithemelimit që do të vendosë mbi çështjen e Presidentit.
Në 3 raundet e para të votimit duhet që kandidati të marrë të paktën 84 vota për t’u zgjedhur në krye të shtetit, ndërsa në raundin e 4 dhe 5 mjafton shumica e deputetëve të Parlamentit, 71 vota.
Discussion about this post